Forca të shumta policore janë parë sot në lagjen Dragodan të Prishtinës, me armë të tyre drejtuar një objekti.
Media nga burime brenda policisë mëson se aty është arrestuar një person i dyshuar në lidhje me kultivim të substancës narkotike, rast që ishte kapur në një fshat të Klinës në muajin gusht të këtij viti.
Po ashtu, të njejtat burime deklaruan se dyshohet që personi i arrestuar sot ka qëndruar me qira në njërën prej banesave brenda ndërtesës në fjalë.
Më 10 gusht të këtij viti, në një fshat të Klinës, lidhur me rastin që tashmë është koduar si “Mirusha”, ishin gjetur dhe asgjësuar mbi 900 bimë narkotike të llojit marihuanë.