Sot, Policia e Kosovës kanë kryer kontrolle në Mitrovicë të Veriut, ku janë gjetur dhe sekuestruar granata dore, municion, celularë, fishekë e mjete të tjera të dyshuara.
Policia e Kosovës ka njoftuar se në lidhje me rastin është arrestuar personi i dyshuar (M.B ) i lindur më 1988. I njëjti është shoqëruar në stacioni policor ku në prezencën avokatit mbrojtës është mbrojtur në heshtje.
Të gjitha veprimet e ndërmarra i janë paraqitur prokurorit të rastit me aktvendim, ku ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.
“Me datën 17.01.2024, pas pranimit të një informate mbi dyshimet se në një lokacion ka mjete të dyshuara, njësitet policore kanë ndërmarrë veprimet e menjëhershme ku kanë kryer një kontroll në qytetin e Mitrovicës Veriore. Kontrolli është realizuar në një shtëpi dhe në objektet përcjellës të saj. Gjatë kontrollit janë gjetur mjete shpërthyese (granata dore), municion si dhe mjete të tjera të dyshuara.”, thuhet në njoftim.