spot_img
Friday, November 29, 2024
spot_img

Policia konfirmon se situata në veri është e qetë dhe pa probleme

Gjendja aktuale e sigurisë në veri të vendit, është e qetë dhe nuk është raportuar asnjë incident, pavarësisht zhvillimeve të fundit në këtë zonë ku u mbyllën objekte të komunave ilegale serbe.

”Perfekt, krejt OK, s’ka probleme”, është përgjigjur Veton Elshani, zëvendësdrejtor i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut.

Kujtojmë që lidhur me vendimet e Qeverisë së Kosovës, e cila rekomandoi mbylljen e komunave ilegale serbe në veri, reagim të menjëhershëm pati KFOR, e cila forcë për të qëndruar në gatishmëri të çfarëdo situate përshkallëzuese, u pozicionua pranë Urës së Ibrit.

Njëkohësisht, edhe gjatë ditës së djeshme si shkak i rendit dhe sigurisë, në rrugët që çojnë deri tek ish-objektet e komunave që vepronin ilegalisht, ishin të pozicionuara autoritetet e Policisë së Kosovës.

Trupat italiane nga rezervat e KFOR-it përfunduan dislokimin e tyre në Kosovë, si pjesë e misionit të udhëhequr nga NATO.

Ata do të zëvendësojnë trupat rezervë nga Greqia dhe Bullgaria.

“Shtabi i ri përbëhet nga Regjimenti i 5-të i Këmbësorisë i Brigadës AOSTA dhe nga personeli shtesë i Karabinierëve italianë,” thuhet në komunikatën e KFOR-it.

Batalioni do të qëndrojë në Kampin Villaggio Italia për disa muaj, duke kryer patrulla dhe aktivitete të tjera, si dhe do të përdoret si përgjigje ndaj çdo zhvillimi të situatës së sigurisë.

“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, për të kontribuar në një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes,” thuhet më tej në komunikatë.

KFOR ka duke theksuar se mbetet i gatshëm për të trajtuar çdo skenar të sigurisë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit