Policia e Kosovës këtë të martë nuk e ka lejuar një mjet transportues të Postës Serbe që të futet në territorin e Kosovës.
Lajmin e ka konfirmuar Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani.
Elshani ka thënë se njësiti kufitar i Policisë së Kosovës pasi e kanë pyetur drejtuesin e mjetit transportues për licencë dhe pyetje të tjera, të njëjtin e kanë kthyer prapa për në Serbi në pikën kufitare në Jarinjë.
Posta e Serbisë sot përmes një komunikate për media ka thënë se Policia e Kosovës e ka ndaluar një kombi të tyre në pikën kufitare në Jarinjë, i cili ishte duke transportuar dërgesa në linjën Rashkë-Graçanicë.
Ky vendim i Policisë së Kosovës vjen pas aksionit të zhvilluar në veri të Republikës së Kosovës ku janë mbyllur pikat operuese të Postës së Serbisë.