Një 19-vjeçar ka mbetur i vrarë mbrëmjen e sotme në Vushtrri si pasojë e të shtënave me armë zjarri.
Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar se rreth orës 20:35, policia ka pranuar informacionin për të shtëna me armë në rrugën “Galip Badivuku”.
“Nga hetimet fillestare bëhet e ditur se si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit, ka humbur jetën viktima, mashkull kosovar, rreth 19 vjeç”, tha Zahiti.
Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë në kërkim të personit të dyshuar. Hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes po vazhdojnë.