Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin dhe kapjen e një gruaje të dyshuar për vjedhje në Prizren.
Në postimin e Policisë në Facebook është publikuar edhe fotografia e të dyshuarës, ndërsa thuhet se ajo po kërkohet për një vjedhje që ka ndodhur më 26.10.2023, në një qendër tregtare në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren.
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të kërkuar në fotot e bashkangjitura, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”, thuhet në postim.


