Wednesday, March 26, 2025
spot_img

Policia kap drogë në vlerë rreth 15 mijë euro, arrestohen katër të dyshuar

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë një operacioni policor të koduar ‘Blloku’ kanë arrestuar katër persona të dyshuar për shitblerjen e narkotikëve.

“Me datë 24.03.2025, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotik – Prishtinë pas një pune operative kanë ndaluar një automjet të dyshuar në magjistralen Prishtinë- Podujevë në të cilën ndodheshin 2 të dyshuarit meshkuj kosovarë. Gjatë kontrollimit të veturës është gjetur një sasi e substancës narkotike e llojit marihuanë me peshë prej 10.4 gram, personat e dyshuar janë shoqëruar në stacion policor”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.

Operacioni policor ka vazhduar tutje për identifikimin e veturës së dytë të dyshuar dhe personave të tjerë të përfshirë në rast, dy të dyshuarit, të cilët sipas Policisë së Kosovës “përkundër tentativës për të ikur dhe pas hedhjes së substancës narkotike në tokë në sasi prej  420.2 gram të njëjtit janë arrestuar nga hetuesit policor”.

Në lidhje me  rastin është njoftuar prokurori kompetent dhe në konsultim me të njëjtin hetuesit policor kanë kryer kontroll në banesën të cilën e kanë shfrytëzuar të dyshuarit.

Gjatë këtij kontrolli janë gjetur: Një paketim me bari të gjelbër e dyshuar për narkotik të llojit marihuanë me peshë 1063.8 gram, një qese me bari të gjelbër e dyshuar për narkotik të llojit marihuanë me peshë 31.8 gram, sasi e pluhurit ngjyrë të bardhë e dyshuar për narkotik të llojit kokainë me peshë 22.6 gram dhe 3-peshore digjitale.

Vlera e substancës narkotike e shitjes parashihet të jetë rreth 15 mijë euro.

Në vendin e ngjarjes ka dalë njësia e Forenzikës Rajonale – Prishtinë e cila ka bërë fotografimin dhe konfiskimin e të gjitha dëshmive të gjetura si prova materiale, ndërsa nga personat e dyshuar dy prej tyre pas intervistimit te tyre me urdhër të prokurorit janë liruar, ndërsa dy të dyshuarit tjerë janë dërguar në mbajtje për 48-orë

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit