Të enjten në pikëkalimin kufitar të Bërnjakut janë kapur 15 mijë euro të padeklaruara.
Policia ka dhënë detaje rreth kapjes së kësaj shume të parave tek një veturë e cila drejtohej nga një shtetas i Bosnjë e Hercegovinës.
“Me datën 06.03.2025, në pikë kalimin kufitar në Bërnjak, në hyrje të Republikës së Kosovës, Policia Kufitare & Dogana e Kosovës gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore kanë ndaluar për kontrolle një automjet të tipit Kia Sportage me targa të Bosnje e Hercegovinës. Gjatë kontrollimit të hollësishëm të përbashkët kufitar, në automjetin të cilin e drejtonte vozitësi shtetas i Bosnje e Hercegovinës, janë hasur 15 000 (pesëmbëdhjetëmijë) Euro para/kartëmonedha të padeklaruara”.
Bëhet e ditur se mjetet financiare të padeklaruara janë sekuestruar dhe do të trajtohen nga Dogana e Kosovës në procedurë të mëtejme doganore, sipas legjislacionit në fuqi.
“Policia e Kosovës, në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet e RKS-së, do të vazhdojë me angazhimin e saj për parandalimin e aktiviteteve të paligjshme”, theksohet më tej në një njoftim të policisë.