Saturday, July 12, 2025
spot_img

Policia jep detaje për ngjarjen misterioze mbrëmë tek “Rruga B”

Banorët afër rrugës “Bardhyl Çaushi” mbrëmë në Prishtinë janë terrorizuar nga paraqitja vandale e dy personave me armë të gjata.

Agron Borovci, zëdhënës i policisë për rajonin e Prishtinës ka thënë se në vendin e ngjarjes janë gjetur dy lloje gëzhojash.

“Mbrëmë rreth orës 23:55 është raportuar për të shtëna me armë zjarri në rrugën ”Bardhyl Çaushi” në Prishtinë.

“20 gëzhoja” Pamje nga Rruga B, terrorizohen banorët nga të shtënat me kallash në mesnatë
Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme policore, të cilat kanë rezultuar me gjetjen e dy lloje gëzhojash.

Deri tani nuk raportohet për persona të lënduar, ndërkaq dy vetura janë dëmtuar.

“Policia po punon në mënyrë aktive për të mbledhur më shumë informacion rreth identifikimit të të dyshuarve dhe në të njëjtë kohë po vijon punën hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje”, tha Borovci.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit