Sunday, April 6, 2025
spot_img

Policia e Kosovës shpall në kërkim dy shtetas shqiptarë, dyshohen për kultivim dhe shitblerje të drogës

Me autorizim të Prokurorit të Shtetit, Policia e Kosovës ka shpallur në kërkim dy shtetas shqiptarë, duke publikuar fotot dhe të dhënat e tyre.

Ata dyshohen për veprën penale “Kultivim i bimës së hashashit, shkurres së kokainës ose bimëve të kanabisit”, si dhe për veprën penale “Blerja, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Siç ka njoftuar Policia, bëhet fjalë për:

Klodian Qokli, i lindur më 02.05.1989 në Elbasan, me vendbanim në rrugën “Naim Frashëri”, Cërrik.

Shkëlqim Xhija, i lindur më 16.05.1987 në Elbasan, me vendbanim në Cërrik-Elbasan.

Të dy të dyshuarit ndodhen në arrati.

Policia e Kosovës u bën thirrje qytetarëve që të ndihmojnë me informacione për lokalizimin e personave në kërkim.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit