Friday, July 25, 2025
spot_img

Policia e Kosovës në aksion, bastis një bankë paralele serbe në Leposaviq

Policia e Kosovës, Drejtoria për Krime të Rënda Ekonomike në Prishtinë me urdhëresë të Gjykatës së Mitrovicës Veriore po kryen bastisje në një bankë paralele serbe në Leposaviq – në Drejtorinë e Thesarit.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtor i Policisë në veri, Veton Elshani, ku tha se Policia tashmë janë duke bastisur vendin e një banke paralele serbe e cila ndodhet në të njëjtin objekt ku Policia dit më parë intervenoi për mbylljen e katër komunave paralele.

“Drejtoria për Krime të Rënda Ekonomike në Prishtinë me urdhër të gjykatës së Mitrovicës së Veriut janë duke kryer bastisje në një bankë paralele serbe në Drejtorinë e Thesarit në Leposaviq, ndërtesa është po e njëjta ku kemi bastisur për komunën paralele”, tha Elshani.

Aksioni është duke vazhduar ende dhe për çdo risi Sinjali do t’iu mbajë të informuar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit