Sunday, October 13, 2024
spot_img

Policia e Kosovës me apel për qytetarët: Kujdes nga…

Policia e Kosovës ka dal me apel për qytetarët e Kosovës, që të kenë kujdes nga zjarret. Duke e marrë parasysh që jemi në sezonin veror, policia apelon që te jemi vigjilent për shmangien e të gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit.

“APELOJMË që të jemi të gjithë të kujdesshëm dhe vigjilent për shmangien e të gjithë shkaktarëve të mundshëm të zjarrit, vërejtjen dhe lajmërimin me kohë, si dhe të ndihmojmë në shuarjen e zjarrit në fazën e parë të shfaqjes, kudo që ai mund të paraqitet”

Drejtoria Rajonale e Policisë Prizren si dhe akterët tjerë APELOJNË tek të gjithë qytetarët që të kenë kujdes të shtuar në këto ditë të nxehta. Bëjnë APEL që të raportojnë çdo zjarr në:

• Njësinë më të afërt Profesionale te Zjarrfikës dhe Shpëtimit në numrin e telefonit 193,

• Policinë e Kosovës, në numrin e telefonit 192,

• Ndihmën e shpejtë , në numrin e telefonit 194.

Të gjitha thirrjet janë pa pagesë.

Zjarr- vëniet e qëllimta, si dhe ato të shkaktuara nga pakujdesia, janë vepër penale dhe sanksionohen me ligj.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit