Policia e Kosovës ka zbuluar dhe çaktivizuar një kamerë ilegale të instaluar nga strukturat paralele serbe në këtë komunë, e cila përdorej për monitorimin e udhëkryqeve rrugore, shkruan GazetaKosova.net
Kamera ishte vendosur brenda një njësori të rrymës elektrike, duke u përdorur për qëllime të dyshimta të mbikëqyrjes.
Ky incident tregon përpjekjet e vazhdueshme të Serbisë për të destabilizuar Kosovën dhe rajonin, duke përdorur metoda të fshehta të survejimit. Strukturat e sigurisë së Kosovës kanë vepruar me profesionalizëm dhe efikasitet për të neutralizuar këtë kërcënim.
Profesori i shkencave të sigurisë, Avni Islami, ka vlerësuar operacionin, duke theksuar se profesionalizmi dhe saktësia e institucioneve të sigurisë në Kosovë janë të admirueshme.
Policia e Kosovës vazhdon hetimet për të identifikuar përgjegjësit dhe për të parandaluar raste të ngjashme në të ardhmen.