Friday, July 25, 2025
spot_img

Policia: Dy protestat e paparalajmëruara në veri përfunduan pa incidente

Policia e Kosovës ka njoftuar se në dy lokacione në veri të Mitrovicës janë mbajtur protesta mëngjesin e së hënës.

Sipas njoftimit, protestat kanë nisur në orët e hershme të mëngjesit, dhe policia kishte marrë masat e nevojshme për të siguruar rendin dhe qetësinë publike.

Edhe pse protestat nuk ishin të paralajmëruara më parë, Policia e Kosovës ka theksuar se respekton të drejtën e qytetarëve për shprehjen e lirë përmes tubimeve dhe protestave të qeta, sipas ligjit mbi tubimet publike.

“Policia e Kosovës, edhe pse protestat kanë qenë të paparalajmëruara, sipas ligjit mbi tubimet publike, e njeh të drejtën e qytetarëve për shprehjen e lirë përmes tubimeve e protestave të qeta, dhe sipas detyrës zyrtare angazhohet që të ofrojë siguri për të gjithë qytetarët, përfshirë edhe protestuesit, në mënyrë që mbarëvajtja e protestave të kalojë e qetë dhe pa incidente”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Rreth orës 08:45, protestat përfunduan pa incidente dhe protestuesit u shpërndanë pa ndonjë problem të evidentuar.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit