spot_img
Friday, October 18, 2024
spot_img

Policia arreston tre persona për fajde, publikon pamje nga aksioni

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona të dyshuar për “fajde” dhe detyrim”.

Policia pas një aksioni në Prizren, ka arrestuar tre personat prej ku ka publikuar edhe pamje.

“Hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Renda, së bashku me Sektorin Rajonal të Hetimeve të DRP- Prizren dhe në koordinim me Prokurorinë Themelore-Prizren, më 02.10.2024 ka realizuar operacion policor ku ka realizuar edhe një urdhër-kontrolli lëshuar nga gjykata.

Gjatë zbatimit të operacionit policor, janë arrestuar tre persona të dyshuar për përfshirje në veprat penale ‘fajde’ dhe ‘detyrim’. Në vendbanimet e personave të dyshuar janë sekuestruar dëshmi të rëndësishme të cilat do të përdorën si dëshmi në procedura të mëtutjeshme.” – thuhet në njoftimin e policisë.

Të tre, dyshohet se kanë kanosur viktimën duke tentuar ta detyrojnë që të veprojë kundër pasurisë së tij.

“Të dyshuarit pas intervistimit, me aktvendim të prokurorit nga PTh- Prizren, ndalohen për 48 orë.” – thuhet në fund.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit