Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi dje qëndroi për një vizitë tri orëshe te babai i tij i sëmurë i cili ndodhet në QKUK.
Me të dëgjuar për ardhjen e tij nga Haga qytetarë të shumtë si dhe personeli mjekësorë, dolën në oborrin e QKUK’së për ta përshëndetur.
Një detaj i çuditshëm ndodhi dje përderisa Thaçi po largohej nga spitali në QKUK, ai u përshëndet dhe u përqafua me një mjek.
Një pjesëtar i sigurimit të Speciales ndërhyu ashpër, duke ia bërë një shenjë me gisht mjekut.
Por një detaj tjetër që nuk u pa dje gjatë raportimit të mediave për këtë vizitë të bujshme, ishte pjesa kur polici i Speciales kthehet edhe njëherë për ta qortuar doktorin Adriatik Berisha.