spot_img
Wednesday, January 8, 2025
spot_img

Polici gjerman vritet gjatë një aksioni kundër hajdutëve të veturave

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Brandenburg të Gjermanisë, ku një oficer policie ka humbur jetën gjatë një operacioni kundër hajdutëve të automjeteve.

Më 7 janar, gjatë kontrollit të një automjeti të dyshimtë në Lauchhammer, një oficer 32-vjeçar është përplasur nga drejtuesi i veturës.

Siç shkruan gjermanja, bild, oficeri dhe kolegët e tij nga grupi i përbashkët i kërkimit në Dresden kishin planifikuar të kontrollonin automjetin për shkak të masave ndërkombëtare në luftën kundër krimeve të automjeteve.

Më pas, shoferi i dyshimtë ka drejtuar veturën drejt oficerit, duke e përplasur dhe shkaktuar plagë fatale për të.

Kolegët e tij arrestuan tre të dyshuar. Identiteti i tij ende nuk është përcaktuar, tha policia.

Ekspertët e Dekra-s, ndodhen në vendngjarje dhe kanë nisur rikonstruksionin e rrjedhës së aksidentit, ndërsa policia po heton.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit