Thursday, October 17, 2024
spot_img

Po ky është Granit Xhaka i mrekullive! Berisha befason gjermanët 

Ballafaqimi mes Hoffenheimit dhe Bayer Leverkusenit padyshim se ishte derbi mes shqiptarëve të Kosovës. 

Mërgim Berisha tregoi lojë të mirë në fanellën e  Hoffenheimit dhe Granit Xhaka në radhët e Bayer Leverkusenit. 

Bayer Leverkuseni ka shënuar fitore me rezultat 4:1 në konak të Hoffenheimit. 

Xhaka ka asistuar në golin e dytë të Bayer kur realizoi Boniface në minutën e 30-të. 

Nuk shkoi më shumë se shtatë minuta (37′) Mërgim Berisha ngushtoi rezultatin në 1:2, në ndeshjen e javës së tretë të Bundesliga I.

Për Leverkusenin shënuan Terrier (17′), Boniface (30′ e 75′), Wirtz (72′ – nga penalltia) dhe për Hoffenheimin realizoi Berisha (37′).

Berisha është zëvendësuar në minutën e 61-të.

Bayer renditet në vend të katërt me 6 pikë dhe Hoffenheimi në të 12-tin me 3 sosh.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit