Wednesday, April 23, 2025
spot_img

“Po harroni turqishten”, Erdogan batuta me Osmanin, presidentja i përgjigjet në turqisht

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka qëndruar në Turqi ku mori pjesë në Forumin e Diplomacisë në Antalia.

Osmani pati edhe një takim miqësor me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.

Madje në një video të publikuar nga TRT Balkan Albaian, shihet se presidenti turk i drejtohet në turqisht presidentes Osmani teksa i shtrëngojnë duart njëri-tjetrit, duke i thënë “Po mësoni turqisht, pastaj po e harroni”.

E presidentja Osmani i përgjigjet gjithashtu në turqisht me fjalët “Po mësoj, më duhet të praktikoj me ju”.

Osmani, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se Erdogan është një mik i dëshmuar i Kosovës dhe një zë i fuqishëm për të drejtën.

VIDEO

“Presidenti Erdoğan është lider që i qëndroi Kosovës pranë gjithmonë, në çdo sfide e në çdo sukses. Ai është një zë i fuqishëm i miqësisë dhe vizionit të përbashkët”, shkroi Osmani.

Edicioni i 4-të i Forumit të Diplomacisë në Antalia, i organizuar nga Ministria e Punëve të Jashtme e Turqisë, nën kujdesin e presidentit Erdogan, ka filluar të premten dhe do përfundojë sot. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit