Sunday, October 13, 2024
spot_img

Plumba në kokë – ekzekutim mafioz në stacionin qendror të trenave në Frankfurt (Pamje)

Një ekzekutim mafioz ka ndodhur mbrëmjen e së martës në Stacionin Qendror të Frankfurtit, ku një person është qëlluar me plumba në kokë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00 të së martës. Menjëherë pas mbërritjes së një treni, disa të shtëna janë dëgjuar në platformën 9.

Sipas dëshmitarëve okularë, një burrë ka qëlluar papritur në kokë një person tjetër.

Autori u përpoq të arratisej, por u kap dhe u arrestua nga policia federale në stacionin e trenit.

“Janë identifikuar autori dhe viktima. Ne do të jemi në gjendje të njoftojmë detaje të tjera më vonë gjatë ditës”, tha zëdhënësi i policisë Björn Thies.

Stacioni Qendror i Frankfurtit u mbyll plotësisht për 25 minuta pas krimit.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit