spot_img
Sunday, October 20, 2024
spot_img

Plas sherri në Karagaç të Pejës, i riu nxjerr armën e zjarrit pas mosmarrëveshjes me 43-vjeçarin

Mosmarrëveshjet për motive të ndryshme, e që shpeshherë dalin të jenë banale bëhen mollë sherri e kërcënimeve e përleshjeve në vendin tonë. Për pasojë, konfliktet jo rrallëherë eskalojnë dhe ndërhyn Policia.

Kështu ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen Karagaç në Pejë, ku intervenoi Policia.  

Dy persona u përfshinë në një debat verbal të momentit teksa ndodheshin në rrugën “Mehmet Gradica”, që për pak të eskalonte në përdorim të armës.

Sipas informacioneve të para, fillimisht i dyshuari dhe viktima kanë pasur fjalosje e më pas ky i fundit i ka shkuar palës tjetër në shtëpi, për t’u sqaruar lidhur me atë që kishte ndodhur.

Në ato momente, i dyshuari kishte dalë nga shtëpia me një armë zjarri, të cilën e kishte të mbushur – por që nuk e shkrepi.

Të njëjtat burime thonë se posa Policia është vënë në dijeni, njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes

I dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ndërsa arma ilegale është konfiskuar.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit, ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit