Analisti Ilir Kulla, ka treguar se si pritet të jetë marrëveshja mes SHBA dhe Rusisë për t’i dhënë fund luftës.
I ftuar në podakstin “Të Pashoq” në kanalin e Pamfletit në YouTube, ai tha se vetëm 5 për qind do të zërë Ukraina.
“Nuk besoj se do ketë fund të luftës, do të ketë armëpushim. Marrëveshja do jetë për hemisferën veriore, gazi, nafta, deti arktik. Kufizimi i armëve bërthamore, kufizimi i nëndetëseve me energji bërthamore. Do të kemi të bëjmë me një Jaltë globale dhe pjesa e Ukrainës është vetëm 5 për qind. Ne do kemi një ndërprerje të luftës në Ukrainë. Një ngrirje të Ukrainës për anëtarësim në NATO. Pra nuk ka NATO, por përshpejtim në BE nëse do Evropa. Pjesa lindore e Ukrainës ku janë mineralet do menaxhohet nga industria amerikane”, tha ai.