Thursday, March 27, 2025
spot_img

Plagosja në Prishtinë, këta janë të përfshirët në rastin tragjik që përfundoi me një të vdekur

Një person ka humbur jetën si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit në incidentin që ndodhi në rrugën “Rrustem Hyseni” mbrëmjen e së martës.

Gazeta mëson se personi që ka ndërruar jetë nga plagët e marra është Naser Gashi.

Ndërkaq, i plagosuri tjetër është Miftar Miftari.

Personi i cili është në kërkim nga Policia e Kosovës si i dyshuar për rastin është Alban Gashi.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se dy persona janë lënduar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor.

Ahmeti ka shtuar se i dyshuari është identifikuar dhe se policia është në kërkim të tij.

“Sot rreth orës 22:30, kemi pranuar informatën për të shtëna me armë në rrugën “Rrustem Hyseni” në Prishtinë, ku dyshohet të jenë lënduar dy persona të cilët janë dërguar për tretman mjekësor. Aktualisht hetuesit policor janë duke ndërmarr të gjitha masat e nevojshme në lidhje me rastin dhe janë në kërkim të personit të dyshuar i cili tashmë është identifikuar”, ka thënë ajo.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit