spot_img
Tuesday, March 18, 2025
spot_img

Plagosi me armë 3 persona, vetëdorëzohet në Greqi i shumëkërkuari Nardi Idrizi

Nardi Idrizi alias Fatbardh Idrizi, 39-vjecari nga Vlora i shumëkërkuar në Greqi për plagosjen e tre personave në 16 dhjetor 2023 në Gazi të Athinës, është vetëdorëzuar në policinë greke.

Ai ka deklaruar se pas ngjarjes ishte arratisur në Shqipëri dhe tashmë kishte vendosur të vetëdorëzohej.

Dy vëllezër nga Kreta, së bashku me shokun e tyre kishin ardhur për disa orë në Athinë për të festuar festën e beqarisë së njërit prej tyre. Teksa po ecnin në rrugë, ata debatuan me pasagjerët e një fuoristrade. Pak metra më poshtë mjeti ndaloi dhe prej tij zbriti shoferi bashkë me pasagjerin. Pasoi një përleshje dhe një nga personat që ndodhej në fuoristradë hapi zjarr duke plagosur në kokë tre të rinjtë.

Pas ngjarjes policia shpalli në kërkim autorin kryesor, Nardi Idrizi, ndërsa arrestoi shokun e tij Emiljano Jakupi, 35 vjec. Ky i fundit ishte i shpallur në kërkim edhe si pjesëmarrës në vrasjen e 40-vjecarit nga Delvina, Pëllumb Islami, në 21 shkurt 2023 në “Nea Ionia” të Athinës. Jakupi kishte precedentë penalë për drogë, vjedhje makinash dhe vjedhje banesash.

Nardi Ismet Idrizi, 39 vjec, lindur në Durres dhe banues në Vlorë, njihet edhe si Fatbardh Idrizi. Vellai i tij, Leonard Idrizi ka qenë pjesë e bandës se “Coles” ne Vlore dhe është vrarë. Pas vdekjes, ky ka marre emrin e të vëllait.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit