Pjesëtarë të EULEX-it dhe KFOR-it të mërkurën paradite janë vendosur mbi objektet afër Urës së Ibrit, raporton RTK.
Në anën veriore të urës nga ora 11:00 është paralajmëruar protestë “e qetë dhe demokratike” e serbëve.
Veton Elshani ka thënë se protesta pritet të jetë e qetë. Siç ka thënë ai, arsyeja e protestës sipas organizatorëve është “gjendja e rëndë e serbëve në Kosovë”.
Ai po ashtu ka deklaruar se do të ketë policë të mjaftueshëm që gjithçka të jetë nën kontroll.