spot_img
Tuesday, October 22, 2024
spot_img

Pjesë e grupit kriminal dhe i arrestuar në 2014, kush është i riu që u ekzekutua sot në kafeteri

Një 36-vjeçar u qëllua për vdekje me armë zjarri këtë të premte në Shkodër. Viktima Elis Rrashkadoli, po del të jetë emër i njohur për organet e rendit.

Ai ishte duke pirë kafe në lokal, në momentin që qëllua nga një person ende i paidentifikuar.

Ngjarja ndodhi në afërsi të rrugës “Isuf Sokoli” në Shkodër në lokalin “Ish Gjuetari”, në lagjen “Ahmet Haxhia”.

Autori ende i paidentifikuar pasi e qëlloi me armë shënjestrën, është larguar me shpejtësi në këmbë.

Gjatë kontrollit nga policia, e cila rrethoi zonën, në çantën e viktimës u gjet një pistoletë gati për qitje.

Viktima rezulton si pjesë e një grupi grabitësish në Belgjikë, ndërsa në vitin 2014 është arrestuar gjatë një operacioni në Shkodër.

“Në ndihmë të Policisë Vendore kanë shkuar dhe dy grupe të Forcës Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër dhe janë vënë në ndjekje të autorit. Gjithashtu është ngritur një grup hetimor i cili ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën intensive në bashkëpunim me Prokurorinë, për sigurimin e provave për dokumentimin ligor të kësaj ngjarjeje.

Nga veprimet paraprake në vendin e ngjarjes, grupi hetimor ka gjetur në çantën e dorës të 36-vjeçarit E. Rr., 1 armë zjarri pistoletë me fishekë në fole gati për qitje. Vijojnë veprimet dhe kontrollet intensive, për identifikimin dhe kapjen e autorit”, raporton TCH.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit