Monday, October 14, 2024
spot_img

Pini ujë për të shmangur sulmin në tru: shmangni pijet me gaz dhe lëngjet e frutave

Një studim global ka zbuluar se konsumimi i ujit dhe shmangia e pijeve me gaz dhe lëngjeve të frutave të përpunuara, ndihmon në uljen e rrezikut për sulmin në tru.

Studimi, i kryesuar nga Andrew Smyth, profesor i epidemiologjisë klinike në Universitetin e Galway në Irlandë, thekson se rreziku për sulm rritet me konsumimin e pijeve të gazuara dhe lëngjeve të frutave të përpunuara.

Hulumtimi tregon se pijet me gaz lidhen me një rritje prej 22% të rrezikut për sulm, ndërsa konsumimi i lëngjeve të frutave të përpunuara rrit rrezikun për goditje hemorragjike me 37%. Femrat që konsumojnë më shumë se dy pije të tilla në ditë kanë rrezikun më të lartë. Ndërkohë, kafeja duhet të konsumohet me kujdes, pasi pas katër filxhanëve, rreziku rritet me 37%.

Studimi sugjeron se pirja e shtatë gotave ujë në ditë mund të ndihmojë në uljen e rrezikut për sulm të shkaktuar nga mpiksja e gjakut.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit