Drejtori i zyrës serbe për Kosovën, e ngarkuar për propagandë kundër Kosovës, Petar Petkoviq, ka reaguar edhe ndaj publikimit të ambasadorit britanik në Prishtinë, Jonathan Hargreaves, i cili ka uruar Kosovën për njohjen e fundit nga Kenia.
“Unë supozoj se Jonathan Hargreaves do ta përgëzojë edhe Beogradin kur të ketë tërheqje të reja të njohjes së “të ashtuquajturës Kosovë”. E di sa ju intereson e drejta ndërkombëtare”, ka tentuar Petkoviq të bëhet ironik në një postim në rrjetin social “X”.
Ambasadori britanik në urimin e tij ka thënë se njohja e Kenias vazhdon momentumin e Kosovës në forcimin e lidhjeve diplomatike dhe bashkëpunimit në mbarë botën”.