Monday, March 31, 2025
spot_img

Petkoviq: Rohde po sillet si lobist shqiptar

Me reagimin për njohjen e Kosovës nga Kenia, Beogradi u ballafaqua me dënimin e ambasadorit gjerman në Kosovë, pas të cilit vjen reagimi nga Serbia.

Kësaj radhe drejtori i zyrës serbe për propagandë kundër Kosovës, e njëkohësisht edhe kryenegociatori serb në dialogun me Kosovën, Petar Petkoviq e shtron pyetjen “kapitale”: “Mos ndoshta Rohde ka lobuar për Kenia pasi u gjend i ofenduar dhe i prekur personalisht nga reagimi i Beogradit?”.

Kenia dje e ka njohur Kosovën. Autoritetet zyrtare të këtij vendi theksuan se kjo njohje është në interes të paqes dhe sigurisë ndërkombëtare, integritetit territorial, si dhe në funksion të forcimit të marrëdhënieve me vendet e Ballkanit.

Beogradi zyrtar e dënoi këtë njohje, duke shpallur masa dhe një luftë diplomatike.

Beogradi akuzoi në mënyrë specifike Kenian për “shkelje të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara”, duke pretenduar se referenca e saj në vendimin e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë të vitit 2010 ishte “e pabazuar”.

Ambasadori gjerman në Prishtinë, Jorn Rohde, reagimin e Beogradit e sheh si shkelje të rëndë të Marrëveshjes së Brukselit, përkatësisht nenit 4 për mosbllokim të anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

Ai mbrëmë ka thënë gjithashtu se shpreson që edhe shtetet tjera ta njohin Kosovën.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit