Saturday, July 19, 2025
spot_img

Pësoi aksident ditë më parë në Francë, vdes i riu nga Mitrovica, Bahtiri: Erdhëm ta ndajmë dhimbjen me familjen e Leonardit

Vdes mitrovicasi Leonard Gashi i cili para katër ditësh pësoi një aksident në Strasburg të Francës.

Që nga dita e aksidentit, i riu qëndroi në koma, ndërsa dje si pasojë e plagëve të rënda ndërroi jetë.

Ish-kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri ka njoftuar se është duke qëndruar në Francë, pranë familjes së Leonardit për ta ndarë dhimbjen me ta.

“Ju falënderojmë nga zemra të gjithëve që u lutët dhe shpresuat për shërimin e tij.

Lutjet tuaja na kanë dhënë forcë dhe ngushëllim në këtë kohë të vështirë. Zoti e deshi më shumë se ne atë engjëll dhe e mori pranë vetes”, shkroi Bahtiri.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit