Wednesday, July 16, 2025
spot_img

Peskov: Rusia do e ndal zjarrin, por do reagojë nëse sulmohet

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, ka konfirmuar se Rusia do të vazhdojë përpara me armëpushimin treditor që është propozuar nga presidenti Vladimir Putin, edhe pse Ukraina e ka kundërshtuar ashpër këtë vendim.

Peskov ka thënë se, pavarësisht refuzimit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, Rusia do ta zbatojë ndaljen e përkohshme të luftimeve nga data 8 deri më 11 maj, për nder të 80-vjetorit të fitores së Bashkimit Sovjetik në Luftën e Dytë Botërore.

“Nisma e presidentit Putin për armëpushim të përkohshëm gjatë festave është e përshtatshme, dhe se urdhrat përkatës janë dhënë nga komandanti i lartë suprem Putin”, deklaroi Peskov.

Sipas tij, Rusia do ta ndalë zjarrin, por është e gatshme të reagojë nëse Ukraina nuk e respekton këtë vendim.

“Zjarri do të ndërpritet, por nëse regjimi i Kievit dështon të veprojë njësoj dhe në qoftë se vazhdon t’i sulmojë pozicionet dhe bazat tona, atëherë do të jepet menjëherë një përgjigje e përshtatshme”, ka shtuar Peskov.

Nga ana tjetër, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e ka quajtur këtë propozim të Rusisë si “shfaqje teatrale”, duke nënkuptuar se bëhet fjalë për një veprim politik dhe jo të sinqertë nga Kremlini.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img
- MARKETING - spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit