Cen Desku, familjar i Jetullah Deskut që ishte vrarë nga regjimi jugosllav ishte i ftuar në “Edicionin Special”.
Desku tha janë mirënjohës që është mbajtur konferenca ushtarët e vrarë në ish-armatën jugosllave.
Ai tha se Jetullahu ishte djali i axhës së tij dhe ishte djalë i zoti, i mençur dhe i përgatitur mirë, i cili kishte marrë pjesë në demonstrata në Klinë dhe Prishtinë.
Ai theksoi se projektet serbe kanë qenë gjithmonë kundër shqiptarëve.
“Ne si familjet e ushtarëve të vrarë në ish-armatën Jugosllave jemi mirënjohës për këtë organizim të këtij forumi që t’i kujtojmë këto raste të rana që djemtë tanë kanë qenë të obligum të shkojnë ushtarë, por disa prej tyre janë kthyer në arkivol”, tha Desku.
“Edhe sot mund të zbulohet ndonjë rast që ka ndodhur edhe para vitit 51’ dhe prej aty ka vazhduar deri në vitin 91’”, tha ai.
“I ka pasë pesë plumba në gjoks. E kemi hapur arkivolin dhe është vërtetu që është dorë e hujë, por s’kemi pasë mundësi por ky forum që është mbajt sot është e mirëseardhur”.
Ndiqeni videon për më shumë detaje: