Sunday, October 13, 2024
spot_img

Pesë persona mbesin të vdekur në Rashkë të Serbisë, aksidentin e shkaktoi autoblinda ushtarake

Në rrugën Kralevë-Rashkë në vendin Bojaniq, sot rreth orës 13:20 ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përplasur një automjet i ushtrisë së Serbisë dhe një veturë pasagjerësh dhe me atë rast kanë mbetur të vdekur pesë persona dhe një i lënduar rëndë, njoftoi sonte MPB-ja e Serbisë.

Shoferi dhe pasagjerët në makinën e pasagjerëve D. L. (33), L. L. (10), L. L. (shtatë vjeç), M. L. (një vjeç) dhe D. K. (27), mbetën të vdekur, ndërsa M.L. (32) ka pësuar lëndime të rënda trupore.

Për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit se ka kryer vepër të rëndë kundër sigurisë në komunikacion publik, policia në bashkëpunim me Prokurorinë e Lartë Publike në Kralevë ka ndaluar shoferin M. V. (54), i cili drejtonte veturën e ushtrisë serbe.

Atij i është caktuar masa e ndalimit deri në 48 orë dhe më pas do të dërgohet në Prokurorinë e Lartë Publike në Kralevë për procedurë të mëtutjeshme, së bashku me kallëzim penal.

Më herët gjatë ditës së sotme edhe Ministria e Mbrojtjes bëri të ditur se në aksident është përfshirë një veturë e ushtrisë serbe dhe se ka të lënduar.

Gjatë zbatimit të detyrave të rregullta, automjeti luftarak i ushtrisë serbe “PASARS” sot rreth orës 13:10 është përplasur me një automjet civil në afërsi të qytetit Ushçe në rrugën Kralevë-Rashka, thuhet në njoftimin e Ministrisë.

Vetura luftarake e ushtrisë serbe ishte duke lëvizur në drejtim të Rashkës dhe ishte në kolonë nën përcjelljen e policisë ushtarake.

Autoritetet kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe do të përcaktojnë të gjitha rrethanat e aksidentit të trafikut, njofton edhe kjo ministri.

Mediat po raportojnë gjerësisht se një baba me tre fëmijë dhe një tjetër i rritur ka vdekur dhe se nëna po lufton për jetën në spitalin në Kraljevac. Të gjithë vdiqën nga Rashka dhe po lëviznin drejt Studenicës. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit