Deputeti i PDK-së, Nait Hasani ka deklaruar para mediave se kjo parti do ta votojnë kryetarin që është nder i Kuvendit.
Sipas tij, përveç Donika Gërvalles dhe Albulena Haxhiu të gjithë janë të mirëpritur.
“Ne do ta votojmë kryetarin që është konsensual, është bashkëpunues është mirëkuptues dhe është nderi i Kuvendit, përveq Donikës dhe Albulena Haxhiut të gjithë janë të mirëpritur”, tha ai.