spot_img
Monday, March 17, 2025
spot_img

“Persona të njëjtë, kimik të njëjtë…”- VV’ja kundërshton rezultatin përfundimtar, akuzon LDK’në për votat me postë

Lëvizja Vetëvendosje e ka deponuar një ankesë në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa lidhur me votat përfundimtare të shpalluar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve para dy ditësh.

Në një konferencë për media, Blerim Sallahu, zëvendësministër i Drejtësisë, njëherësh edhe zyrtar i Vetëvendosjes, ka pretenduar se Lidhja Demokratike e Kosovës ka manipuluar votat me postë.

“Dorëzuam ankesë kundër vendimit të KQZ për shpalljen e votave përfundimtare, me pretendimet tona lidhru me votimin me postë, për shkak të manipulimeve dhe keqpërdorimeve të shumta të antërve të LDK-së lidhur me votimin e postë. Këto votime kanë pasur një adresë të vetme: Adresa ka qenë LDK dhe kësisoji votimi ka qenë i manipuluar, në formë të organizuar, nga persona të njëjtë, me duar të njëjtë, me kimik të njëjtë…

Po ashtu, që nga faza e regjistrimit të votuesve, ku shumë votues janë regjistruar me një numër telefoni, deri tek plotësimi i fletëvotimeve, ka qenë komplet manipulim kriminal i njerëzve të lidhur me LDK-në dhe të angazhuar me LDK-në. Prandaj, ne si LVV kemi bë ankesë që PZAP të eliminojë këtë parregullsi të madhe që ka ndodhur dhe të vjen një vendim i drejtë dhe i ligjshëm që duhet patjetër të kontestojë në rivotim”, ka thënë ndër të tjera Sallahu.

Sallahu ka thënë se VV’ja ka kërkuar nga PZAP që të anulohen përreth 18 mijë vota të LDK’së, rivotim të sërishëm të votimit me postë dhe kanë kërkuar që kandidatët që kanë marrë shumë vota me postë të largohen nga lista dhe të njëjtit të mos zëvendësohen nga anëtarët e tjerë.

“Pra, mund të them se vjedhja e vullnetit të qytetarëve ka emër, ajo është LDK”, ka thënë ai.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit