spot_img
Thursday, October 31, 2024
spot_img

Përshtypja e Martens pasi qëndroi në Prishtinë: Aktualisht Kosova s’mund t’i besojë Gjermanisë, Francës dhe BE-së

Gazetari i FAZ, Michael Martens, ka qëndruar disa ditë në Prishtinë, ku mes tjerash ka moderuar edhe një diskutim ku ishte i ftuar emisari gjerman për rajonin, Manuel Sarrazin. Në këtë organizim ka pasur diskutimet të tensionuara rreth Procesit të Berlinit dhe çështjes së Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Martens në “X” ka shkruar për përshtypjet e tij të fituara nga ky qëndrim në Kosovë dhe sipas tij “aktualisht Kosova s’mund t’i besojë Gjermanisë, Francës dhe BE-së”.

Gazetari gjerman ka thënë se përpjekja e Berlinit, Parisit dhe Brukselit për të shtyrë përpara një “marrëveshje absurde”, do të dështojë.

“Arroganca e tyre kuazi-koloniale në përpjekjen për të shtyrë një marrëveshje absurde, vlefshmëria e së cilës mohohet haptazi nga Serbia, do të dështojë”, ka shkruar Martens.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit