Baseli e ka shkatërruar me rezultat 5:0 Winterthurin në stadiumin “St. Jakob- Park” në Basel.
Brenda një jave dy herë e mposhti këtë ekip, në Winterthur me 6:1.
Albian Ajeti shënoi sot dhe Xherdan Shaqiri asistoi në minutën e 29-të.
Golat i realizuan Kade (14′ – nga penalltia), Traore (28’e 55′), Kevin (39′) e Ajeti (81′).
Leoan Avdullahu luajti tërë takimin, Shaqiri është paraqitur 71 minuta dhe Albin Ajeti e Taulant Xhaka u aktivizuan nga minuta e 61-të për Baselin.
Kapiteni Granit Lekaj u paraqit titullar për Wintethurin. Ai u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 56-të.
Labinot Bajrami u aktivizua 66 minuta për Winterthurin.
“Shaqiri është rikthyer në qendër të vëmendjes, shkëlqen me një asistim nga gjuajtja e lirë”, ka shkruar mediumi zviceran “Blick”.
Pas javës së 13-të, Baseli zë vendin e tretë me 22 pikë e Winterthur është në fund me 8 sosh.