Thursday, October 17, 2024
spot_img

Përplasja Kurti-Osmani, ura e Ibrit, paralajmërim i BE-së dhe vizita e Hamzës në ShBA, këto janë ngjarjet që e shënuan javën

Javën që po e lëmë pas e filluam me incidentin e presidentes, Vjosa Osmani në Aeroportin e Shkupit, për t’u kthyer në Mitrovicën Veriore dhe debatin që po bëhet për çështjen e hapjes së Urës së Ibrit e për të mos harruar që RTK-ja nuk ka marrë asnjë masë deri më tani për raportimin skandaloz kundër mediave. Këto janë disa nga ngjarjet që karakterizuan javën.

Temë diskutimi pashmangshëm ishte e vazhdon të jetë incidenti i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani në Aeroportin e Shkupit.

Kjo temë u bë edhe më rëndësishme pas vizitës së kryeministrit, Albin Kurti në Maqedoninë Veriore një ditë pas këtij skandali.

Mirëpo, Kurti atje tha se po pret raportin e organëve përgjegjëse maqedonase, teksa shprehur qartazi se nuk i beson versionit të presidentes Osmani.

“Nuk e di që kem pasur qëndrim të tillë (si provokim) si institucione të Republikës së Kosovës. Mund ta ketë ndokush prej qyetatërve por jo institucionet. MPJ ka dhënë deklaratë që paraqet qëndrimin tonë, po ashtu kemi parë qëndrimin e MPJ-së maqedonase.” – ka thënë Kurti

Kurti tha se nuk ka qëndrim shtetëror se incidenti i Osmanit ishte provokim a sulm ndaj Kosovë.

E kjo deklaratë nuk prit hiç mirë nga Presidenca e Kosovës, e cila reagoi mënjëherë dhe shprehi keqardhje për qëndrimet që u thanë në konferecë për medie mes kryeministrit kosovar dhe atij maqedonoverior.

“Mënyra se si u trajtua incidenti ndaj Republikës së Kosovës në Shkup gjatë konferencës së djeshme për media, është për keqardhje, sepse i ka kontribuar edhe më shumë propagandës kundër Republikës së Kosovës. Ajo që ka ndodhur në aeroportin e Shkupit ka qenë shkelje e qartë e rregullave ndërkombëtare të njohura dhe aplikuara botërisht, prandaj Presidenca pret të njoftohet për masat e ndërmarra lidhur me këto shkelje, ashtu siç është potencuar edhe në notën e protestës të drejtuar nga Republika e Kosovës.” – thuhet në komunikatë.

Kjo ishte një ndër mospërputhjet e Presidecës me kryeministër gjatë kohëve të fundit. Përplasjet mes tyre kanë filluar të shihen e të bëhen të përditëshme.

Ura e Ibrit

Temë e komentueshme ishte edhe çështja e hapjes së Urës së Ibrit.

Qeveria e Kosovës insiston në hapjen e saj, teksa ndërkombëtarët kërkojnë që kjo çështje të diskutohet në dialogun e Brukselit.

Ndërkohë, gjatë javës, ura u testua dhe u pastrua nga grafitet të ndryshme.

Gjithashtu, Komuna e Mitrovicës Veriore, mbajti një diskutim publik me qytetarë ku të pranishim ishin edhe përfaqësues të Qeverisë, për të diskutuar përfitimet dhe sfidat që sjell hapja e Urës.

Opozita ka thënë se ura duhet të hapet por në koordinim me aleatët.

Ndërkaq, BE-ja ka paralajmëruar masa nëse merrën veprime të njëanshme.

Ende nuk dihet kur do të hapet ura, pasi nuk ka datë të saktë.

RTK-ja pa masa

Janë bërë më shumë se dy javë që nga skandali i RTK-së.

Deri më tani s’ka asnjë masë për raportimin skandaloz të RTK-së në lajme qendore e në ueb kundër mediave.

RTK-së iu kërkua që të publikojë raportin e komisionit që ishte formuar për të hetuar këtë çështje, por që deri më tani nuk është bërë publik.

Sipas burimeve të nacionales, komisioni ka konstatuar se në portalin e RTK-së ka pasur editime dhe modifikime, ku janë hequr emrat e dy mediave për të cilat kishte akuza të rënda.

Përveç ngjarjeve më lartë, gjatë kësaj jave temë u bë edhe kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza.

Ai pati takime në Shtëpinë e Bardhë të Amerikës, gjë që nxiti reagime në Kosovë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit