spot_img
spot_img
Thursday, January 30, 2025
spot_img
spot_img

Përplasja e avionit me helikopterin ushtarak, të gjithë të përfshirët në aksident besohet se kanë vdekur

Autoritetet besojnë se të gjithë personat që ishin në bordin e avionit të kompanisë American Airlines që u përplas me helikoterin Black Hawk të Forcave të Armatosura amerikane ndërsa po i afrohej pistës së uljes në aeroportin kombëtar të Uashingtonit “Reagan” kanë vdekur. Në lumin Potomak, në afërsi të aeroportit ku ranë avioni dhe helikopteri, po zhvillohet një operacion i gjerë kërkim-shpëtimi.

Në avionin e udhëtarëve të kompanisë American Airlines gjendeshin 60 pasagjerë dhe 4 anëtarë ekuipazhi. Në helikopter gjendeshin tre pjesëtarë të ushtrisë amerikane, që po kryenin një fluturim stërvitor. Zyrtarët thane se ndërsa kërkimet vazhdojnë, ata nuk besojnë se ka të mbijetuar.

Të paktën 28 trupa janë nxjerrë nga ujërat e akullta të lumit Potomak, pasi një avion udhëtarësh i kompanisë American Airlines me 64 persona në bord dhe një helikopter Black Hawk i Forcave të Armatosura amerikane u përplasën në ajër pranë aeroportit kombëtar të Uashingtonit “Reagan”.

spot_img

Zyrtarët thanë se vazhdojnë kërkimet, por nuk besojnë se ka të mbijetuar, çka e bën këtë aksidentin ajror më vdekjeprurësin në SHBA në thuajse 24 vjet.

Zyrtarë të Departamentit të Zjarrfikëses thanë të enjten në mëngjes se nga një operacion shpëtimi tani po kalohej në operacion kërkimi.

Avioni i American Airlines u gjet në thellësi të lumit Potomak. Po ashtu u gjetën edhe rrënojat e helikopterit.

Administrata Federale e Aviacionit njoftoi se avioni po udhëtonte nga qyteti Wichita i Kensasit dhe po i afrohej pistës së uljes kur ndodhi përplasja me helikopterin Sikorsky H-60.

Pamje të regjistruara nga kamera e vendosur në qendrën “Kennedy” në Uashington, kanë kapur një shpërthim në ajër përgjatë lumit Potomak rreth orës 21:47 të mbrëmjes me orën lokale dhe avionin në flakë që bie me shpejtësi. Të dhënat nga avioni tregojnë se ai ishte në një lartësi prej rreth 120 metrash në çastin e përplasjes.

Më pak se 30 sekonda përpara shpërthimit, kontrollorët e trafikut ajror pyesin helikopterin nëse e sheh avionin që po vinte

“PAT-25, a e sheh CRJ?” Kontrollori bën një tjetër thirrje pak çaste më vonë . “PAT-25 kalo pas CRJ”

Në çastin para përplasjes, një kontrollor i trafikut ajror dëgjohet duke thënë “a e pe këtë?”

Më pas, kontrollorët fillojnë të njoftojnë devijimin e fluturimeve drejt aeroporteve të tjera në rajon.

Nuk ka ende ndonjë njoftim mbi shkaqet e përplasjes. Fluturimet në aeroportin “Reagan” janë anuluar deri në mesditën e sotme ndërsa ekipet e emergjencës vazhdojnë kërkimet. Për operacionin e kërkimit janë dërguar helikopterë nga agjencitë e zbatimit të ligjit në të gjithë rajonin.

“Do të gjemë të gjithë qytetarët tanë”, tha Muriel Bowser, kryetare e Bashkisë së Uashingtonit .

Organizata e Patinazhit Artistik të Shteteve të Bashkuara, tha se disa anëtarë të saj dhe familjarë të tyre, ishin në mesin e udhëtarëve në avion.

Kremlini njoftoi se në bordin e avionit ishin ish- fituesit e kampionatit të Patinazhit Artistik, shtetasit e lindur në Rusi Yevgenia Shishkova dhe Vadim Naumov.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Donald Trump tha ngjarja duhej të ishte parandaluar. Në një postim të rrjetin Truth Social ai tha se “Është një natë e kthjelltë, dritat në aeroplan po vezullonin, pse helikopteri nuk u ngjit më lart, ose nuk u ul, apo nuk u kthye. Pse kulla e kontrollit nuk i tha helikopterit se çfarë të bënte në vend që të pyeste nëse e ka parë aeroplanin”, shkroi Presidenti Trump. “Kjo është një situatë e keqe që duket se duhej të ishte parandaluar. JO MIRE!”.

Sekretari amerikan i Mbrojtjes Pete Hegseth e quajti situatën “absolutisht tragjike”.

“Përpjekjet e kërkim-shpëtimit janë ende në vazhdim. Lutje për të gjithë shpirtrat e prekur dhe familjet e tyre”, tha sekretari Hegseth në rrjetin X.

Eksperti i aviacionit, Geoffrey Thomas thotë se helikopteri nuk kishte ndezur sistemin e gjurmimit, duke e cilësuar këtë një gabim tragjik.

“Ky ishte një helikopter që po kryente një fluturim stërvitor. Mesa duket nuk kishte ndezur sistemin e gjurmimit ADS-B. Ky është një sinjal që i dërgohet trafikut ajror për të gjurmuar avionët. Dhe është gjithashtu një komponent jetik i një sistemi tjetër të quajtur TCAS, i cili është Sistemi i Shmangies së Përplasjeve, me të cilin janë të pajisur avionët civilë dhe ushtarakë, i cili sinjalizon për avionë të tjerë në rast të një kursi përplasjeje. Por ADS-B duhet të ndizet”, thotë eksperti.

Nuk ka pasur një aksident fatal me avion pasagjerësh në SHBA që nga shkurti i vitit 2009, kur si pasojë e një aksidenti ajror në Nju Jork vdiqën 50 vetë.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit