“Klevisi i Pojanit”, i njohur për aktivitetin e tij në TikTok, është arrestuar nga policia pasi përplasi me makinë një të moshuar në fshatin Pojan të Bashkisë Maliq dhe u largua nga vendi i ngjarjes.
Pas kërkimeve, policia e Korçës lokalizoi dhe vuri në pranga 24-vjeçarin, i cili brenda 48 orëve pritet të dalë para gjykatës për t’u njohur me masën e sigurisë.
Ndërkohë, burime nga Spitali Rajonal i Korçës bëjnë me dije se e moshuara ndodhet ende nën kujdesin e mjekëve, por është jashtë rrezikut për jetën.