Një aksident i rëndë ka ndodhur sot në aeroportit kombëtar të Uashingtonit ‘Ronald Reagan’, ku një avion ku udhëtonin disa anëtarë të Kongresit, është përplasur me një avion tjetër.
Sipas ABC News, një Bombardier CRJ 900 që operonte me Fluturimin 5490 të American Airlines nga Uashingtoni, D.C në Charleston, Karolina e Jugut, u përplas me krahun e një Embraer E175 që operonte me Fluturimin 4522 të American Airlines për në aeroportin JFK të Nju Jorkut.
Fatmirësisht, askush nuk u lëndua, tha Autoriteti i Aeroporteve Metropolitane të Uashingtonit.
“Avioni në të cilin ndodhesha ishte i palëvizshëm në pistë kur një aeroplan tjetër goditi krahun tonë. Për fat të gjithë janë mirë! Aeroplani u trondit fort. Ishte e qartë se ishim të goditur”, tha për ABC News Josh Gottheimer, një anëtar i Kongresit që ishte në fluturim.