Vajza e Adem Jasharit, Marigona, ka mbajtur fjalim në Akademinë me rastin e Epopesë së UÇK-së.
Marigona ka folur me theks për kontributin e grave në luftën e Kosovës. Ajo me fjalë emocionuese, përmendi gratë që kontribuan në etapa përgjatë historisë.
Ky fjalim përloti edhe bacën Rifat Jashari.
“Epopeja e Marsit që përkujtojmë sot mblodhi vëmendjen e shpresën në një vend, ku jeta flijoi për lirinë. Në një vend nga ku radhët e atyre që mbronin dinjitetin kombëtar nuk u ndalën më. E kaluara jonë veçohet nga angazhimi për liri. Në këtë rrugë kontribut kanë dhënë vajzat e gratë shqiptare. Të kujtojmë luftëtarët e të gjitha luftërave për çlirim. Kujtojmë Shotë Galicën, kujtojmë studentet në protestat e vitit 1981. Kujtojmë Xhevë Lladrovcin e luftëtaret e UÇK-së. Kontributin e nënave tona. Në këtë fjalë të shkurtër, me qëllim theksova kontribuin e gruas, ndonjëherë sikur harrojmë kontributin gjatë historisë. Kjo traditë vazhdoi edhe në Epopenë e Marsit, ku anëtarët e familjes e lagjes Jashari, u flijuan për lirinë për kombin. Vajzat dhe gratë shqiptare ishin krah i çështjes kombëtare. Në emër të familjes iu falënderoj për pjesëmarrje”, tha Marigona Jashari.