Tetë persona janë arrestuar në Vushtrri, lidhur me një përleshje të armatosur të ndodhur pas një mosmarrëveshjeje mes tyre.
Sipas Policisë së Kosovës, incidenti ndodhi rreth orës 12:09, ku të dyshuarit kanë shtënë me armë zjarri ndaj njëri-tjetrit.
Në vendin e ngjarjes, policia ka sekuestruar një pushkë ajrore, tri gëzhoja dhe 24 fishekë.
Të gjithë të dyshuarit janë intervistuar, dhe me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa të tjerët janë liruar për t’u proceduar më tej në mënyrë të rregullt.
“Vushtrri / 02.10.2024 – 12:09. Janë arrestuar tetë të dyshuar meshkuj kosovarë për arsye se si pasojë e një mosmarrëveshje dyshohet se kanë shtënë me armë zjarri ndaj njëri tjetrit. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar : një pushkë ajrore, tri gëzhoja dhe 24 fishekë. Të gjithë të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, njëri prej tyre është dërguar në mbajtje, ndërsa të dyshuarit tjerë janë liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e PK-së.