spot_img
Wednesday, October 23, 2024
spot_img

Përjetoi një aksident të rëndë, Ilir Zeka nga Mitrovica kryen me sukses pesë operacione

Ilir Zeka, mitrovicasi i cili pësoi lëndime të rënda trupore si pasojë e një aksidenti, ka arritur t’i kalojë me sukses pesë operacione në Shkup.

Lajmin e ka bërë të ditur ish-kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili ka njoftuar edhe për kthimin e Zekës nga Shkupi, shkruan Insajderi.

“Me kënaqësi ju njoftoj se bashkëvendasi ynë, Ilir Zeka, i cili pësoi aksident trafiku javën e kaluar, sot është kthyer nga Shkupi, ku kreu me sukses pesë operacione”, ka shkruar Bahtiri.

“Falë përkushtimit të qytetarëve të vullnetit të mirë dhe mbështetjes së Ministrisë së Shëndetësisë, Ilirit iu mundësua të udhëtojë për në Shkup dhe të na kthehet në gjendje të mirë, me plot vullnet për jetë, për të qenë pranë familjes, miqve dhe gjithë qytetit të Mitrovicës”, thuhet ndër të tjera në postimin e tij.

Për Zekën u kërkua para disa javësh ndihmë financiare për realizimin e operimeve të nevojshme. 

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit