spot_img
Wednesday, November 27, 2024
spot_img

Përjashtimi nga Kombëtarja e Kosovës, Edon Zhegrova thyen heshtjen dhe tregon

Edon Zhegrova, Arijanet Muric dhe Florent Muslija ishin përjashtuar nga Kombëtarja e Kosovës pas ndeshjes me Rumaninë.

FFK kishte lëshuar një komunikatë për shtyp ku kishin treguar se përjashtimi ka ndodhur pasi ishte thyer rregullorja e brendshme dhe trajneri Foda kishte marrë vendimin për përjashtimin e tre futbollistëve.

Treshja e futbollistëve nuk ishin në ndeshjen ndaj Qipros dhe mbetet të shihet nëse ata do të jenë në muajin tetor kur Kosova luan ndaj Lituanisë në udhëtim dhe ndaj Qipros në Prishtinë.

Edon Zhegrova më në fund e ka thyer heshtjen, teksa në konferencë për shtyp te Lille ka folur për rastin në fjalë.

Ai u pyet nga gazetarët francezë për përjashtimin, derisa tha se u zemërua pasi ishte Federata që mori vendimin dhe jo trajneri.

Gjithsesi ylli dardan thotë se çështja është zgjidhur dhe tani ecin përpara.

“Po, me të vërtetë, diçka e vogël ndodhi me përzgjedhjen. Arrita vonë në një takim dhe ajo që më zemëroi pak më shumë ishte se ishte federata ajo që e mori vendimin dhe jo trajneri, por e di që jam profesionist”.

“Tani, është në të kaluarën, çështja është zgjidhur dhe ne ecim përpara”, deklaroi  Zhegrova.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit