Borussia Dortmund është ekipi i radhës që e ka siguruar 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve.
Ekipi gjerman e eliminoi Sportingun e Lisbonës 3:0 në rezultat të përgjithshëm.
Dortmundi triumfoi 0:3 në udhëtim në ndeshjen e parë, duke e siguruar pothuajse kualifikimin.
E sonte, i mjaftoi edhe një barazim pa gola për të avancuar në fazën tjetër.