Wednesday, April 9, 2025
spot_img

Përgatitja e seancës konstituive, cilat parti i thanë “po” ftesës së Konjufcës

Opozita pritet t’i përgjigjet pozitivisht ftesës së ish-kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca, për një takim me liderët e partive politike, në të cilin do të diskutohet përgatitja e seancës konstitutive të legjislaturës së nëntë.

Përfaqësuesit e PDK-së, LDK-së dhe AAK-së kanë konfirmuar se do të marrin pjesë në takimin e planifikuar për të martën.

Përfaqësues të këtyre partive kanë theksuar se një takim i tillë është parashikuar nga Rregullorja e Punës së Kuvendit të Kosovës.

Sekretarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka theksuar se PDK-ja ende nuk ka vendosur se kush do të përfaqësojë partinë në këtë takim.

Edhe deputeti i LDK-së, Ekrem Hyseni, ka bërë të ditur se partia e tij do të përgjigjet pozitivisht ndaj ftesës së Glauk Konjufcës.

Ai ka sqaruar se kjo është një ftesë institucionale, e cila parashihet nga Rregullorja e Punës së Kuvendit të Kosovës, dhe jo një ftesë politike nga LVV-ja.

Sipas Hysenit, qëllimi i takimit është diskutimi për rendin e ditës, ndarjen e vendeve në sallë, dhe organizimin e seancës së parë të legjislaturës së nëntë.

Po ashtu, edhe deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka konfirmuar se partia e tij do të marrë pjesë në këtë takim. Ai theksoi se është një detyrim i të gjitha partive politike që të marrin pjesë në konsultimet përkatëse.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit