Monday, October 14, 2024
spot_img

“Përgatitemi për çdo gjë”, e konfirmon Vuçeviq, Serbia pranë rikthimit të shërbimit ushtarak me detyrim

Kryeministri serb Millosh Vuçeviç ka konfirmuar zërat e muajve të fundit, që shohin një rikthim të shërbimit të detyruar ushtarak në Serbi.

Në një intervistë për RTS, shefi i qeverisë në Beograd tha se ai dhe e gjithë qeveria e mbështesin fuqishëm atë që ka paralajmëruar presidenti Aleksandër Vuçiç.

“Po i afrohemi seriozisht miratimit të mundshëm të aktit ligjor për pezullimin e shërbimit ushtarak”, tha Vuçeviç.

Në muajin prill, Ministria e Mbrojtjes në Serbi përpunoi propozimin për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak.

Lidhur me këtë propozim, ku reflektohen edhe urdhrat e Vuçiç, kryeministri serb sqaroi se afati për ata që do të thirren në ushtri nuk do të jetë shumë i gjatë.

“Nëse arrijmë një marrëveshje politike dhe sociale, qeveria është e gatshme të çojë projektligjin në Kuvendin Kombëtar dhe ta fillojë në vitin 2025, kur të plotësohen kushtet logjistike dhe administrative. Do të jenë 75 ditë, 60 ditë trajnim plus 15 ditë praktikë dhe me aspektin që profile të caktuara arsimore të kategorizohen veçmas”, sqaroi kreu i ekzekutivit serb, përcjell A2.

Vuçeviç shtoi më tej se vendosja e shërbimit të detyrueshëm ushtarak do të rikthente edhe forcën rezervë të ushtrisë, të cilën Serbia ka 11-12 breza që nuk e ka.

“Nëse kemi të rinj që kanë mbaruar shkolla apo fakultete mekanike, le të përfshihen në institutet teknike ushtarake dhe pjesa tjetër le të shkojë në stërvitje të rregullt. Mendoj se është mirë të rikthehet shërbimi i detyrueshëm ushtarak. Do të jetë e mirë dhe e dobishme si për ata djem ashtu edhe për të gjithë vendin. Nuk është përgatitje për luftëra dhe konflikte. Vendi ynë nuk e shfuqizon përbërjen profesionale, e cila është forca goditëse e ushtrisë serbe. Një ushtri profesionale kryen detyrat më të vështira. Është edhe çështje elementare, duhet të kemi një popull dhe një komb që mund t’i përgjigjet çdo gjëje. Unë absolutisht e mbështes atë vendim dhe se kur do të merret, është kryesisht çështje e dialogut social dhe politik. Askujt nuk do t’i shkatërrohet jeta për 75 ditë. Gjatë kësaj kohe, të rinjtë e rekrutuar do të paguhen dhe kazermat do të përshtaten me kohën e sotme. Ky është një lajm i mirë për Serbinë, ata djem dhe familjet e tyre”, theksoi Vuçeviç.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit