spot_img
Saturday, March 1, 2025
spot_img

Përfundon studimi i fizibilitetit, Balluku: Hapet rruga për hekurudhën Kuq e Zi – Durrës-Prishtinë

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë së Shqipërisë, Belinda Balluku, ka njoftuar se ka përfunduar studimi i fizibilitetit dhe projektideja për hekurudhën kombëtare Durrës-Prishtinë.

Ajo ka bërë me dije se raporti për këtë çështje është prezantuar para ekipeve të dy vendeve.

Në profilin e saj në “Facebook”, Balluku ka shkruar se tashmë kjo i hap rrugë realizimin të hekurudhës.

“Mirëmëngjes ☀️ me lajmin e mirë se tashmë ka përfunduar studimi i fizibilitetit dhe projektidea për hekurudhën kombëtare Durrës-Prishtinë. Raporti, i cili u prezantua nga Konsulenti në prani të skuadrave nga Kosova dhe Shqipëria, tashmë i hap rrugë realizimit të veprës infrastrukturore më të rëndësishme për kombin dhe ekonominë e rajonit në tërësi. Hekurudha Kuq e Zi!”, ka shkruar Balluku.

/GazetaKosova/

- MARKETING - Brusnik (Vushtrri)spot_imgspot_img

Te Veqanta

Social Media

4,500FansLike
- MARKETING -spot_img
- MARKETING -spot_img

Lajmet e Fundit