Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR) po vazhdon procesi i numërimit të votave të ardhura me postë nga diaspora.
Raportohet se tashmë ka përfunduar numërimi i të gjitha kutive të votimit me postë për Komunën e Gjakovës.
Nga 12 kutitë e numëruara, rezultatet për subjektet politike janë si më poshtë:
VV – 1906 vota
LDK – 1295 vota
AAK – 363 vota
PDK – 162 vota